Flash News

Ditari i Opozitës

Do t'i zbatojë masat e reja të qeverisë? Kryemadhi komenton vendimin e maskës së detyrueshme: S’kam asnjë kontratë! Do gjobisë o Ilir Metën, o nënën time

Do t'i zbatojë masat e reja të qeverisë? Kryemadhi komenton

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për kthimin e maskës në të detyrueshme për qytetarët në të gjitha ambientet publike, deri në shkurt, ose do të gjobiten.

Në një intervistë për “Kjo Javë” me Isida Tufën, Kryemadhi është shprehur se situata e pandemisë ka lënë padore personat me probleme të tjera shëndetësore.

Ndërsa u bën thirrje qytetarëve të ruajnë higjenën personale, Kryemadhi ka një apel edhe për politikën kur thotë se: “politika nuk duhet ta përdorë këtë për të mbushur shportën me premtimet e saj.”

“S’ka të bëjë me të është çështje dezinfektimi dhe ruajtje të higjienës së cdo individi. Mungesa e shumë informacioneve dhe qëllimi për ta kthyer në pandemi apo presion psikologjik të shoqërisë. Pata sot komunikim me një mjek dhe më tha që shumica e pacientëve por edhe viktimave kanë qënë me sëmundje shoqëruese. Ne në një anë bërtasim për Covid dhe nga ana tjetër kanë mbetur pas dore persona me probleme të tjera.

Mendoj që është një virus i panjohur për mjekësinë, por secili duhet të ketë higjienën ndërsa politika nuk duhet ta përdorë këtë për të mbushur shportën me premtimet e saj”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur nëse do të zbatonte masat e reja të qeverisë, kryetarja e LSI-së shprehet: "I kam marrë me vete ca, (tregon maskat) kam marrë edhe çmimet e maskave: Kjo është 6 mijë lekë, përdoret 1 herë në ditë. Kjo tjetra 4 copë 2 mijë lekë, kjo këtu është 70 lekë e kam marrë në supermarket, Pra sot një qytetar për të mos u sëmurur duhet ta ndryshojë cdo 2 apo tre orë i bie gati 12 mijë lekë...

Lista më e madhe e pensionistëve që marrin ilaçe me listë. Si mund të thuash kur shqiptarët e marrin proteinën e marrin nga buka. Tregon frikën që ka Rama ndaj qytetarëve, t’iu imponojë një farë diktati që të shohë sa qytetarët do reagojnë. Tregon që do të krijojë një diktat apo presioni ndaj qytetarëve.

Sa ç’ju dhimbset shqiptarëve vetja e vet nuk u dhimbset Edi Rama.

Unë s’kam asnjë kontratë uji, s’ka ku të më gjobisë dhe do gjobisë o Ilir Metën, o nënën time.  Kështu gjobiti Rama gjithë bizneset. Po ato bizneset do ia kthejë paratë, apo shkuan për koncesione.”- tha Kryemadhi.

Të fundit