Flash News

Ditari i Opozitës

"Do t’ia çertifikojnë falimentin!", Këlliçi: Sherifi siç e quan Rama ‘turist’ e ka një mesazh për të sonte

"Do t’ia çertifikojnë falimentin!",

Drejtuesi politik dhe kandidati për deputet i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar intervistën e  kryeministrit Edi Rama dhënë sot për Top Channel.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se Edi Rama ka dalë sot nga skuta e të folurit me veten, dhe më në fund, ka parë në sy një gazetar. 

Au shton se Rama refuzon debatet me rivalin politik dhe kopjon idetë e opozitës. 

"Edi Rama ka dalë sot nga skuta e të folurit me veten, dhe më në fund, ka parë në sy një gazetar!!!
Ky është një hap i parë optimist dhe e përgëzojmë. Edhe urithi në pranverë e lë vrimën dimërore.
Shpresojmë që kjo dalje nga vrima, të bëhet e plotë. Të dalë në një konferencë me gazetarët dhe të pranojë pyetjet e tyre, jo vetëm ato që porosit Fuga.
Më pas, të fillojë të flasë për programin, se deri tani ka nxjerrë nga goja zvarranikët e ndërgjegjes së vet dhe kënetën që ka në zemër.
Vetëm një si Edi Rama, mbi grumbullin e pushtetit të bërë pleh për 12 vjet, mund ta quajë opozitën “kënetë”.
Vetëm Edi Rama flet për mrrokulla, por jo për rekordin qeverisës në tre mandate.
Vetëm Edi Rama mund të jetë i vetmi KM në Europë që nuk bën debat me rivalin politik.
Programi i tij i vetëm është përsëritja e atyre që ka ofruar më 2013, pra që NUK i ka realizuar dhe kopjimi i Sali Berishës.
Berisha premtoi minimum jetik dhe Rama tha: nuk bëhet, se falimentojmë!
Berisha ofroi pension minimal, 200 euro: Rama tha sërish se “falimentojmë”!
I paturp siç është del e përsërit kundërshtarin: kam edhe unë pension 200 euro!
Rama ka të drejtë në një gjë: Ai është i falimentuar.
Sherifi që ai e quan ‘turist’ e ka një mesazh për të sonte!
Më 11 maj, demokratë e socialistë, me votë do t’ia çertifikojnë falimentin!", shkruan Këlliçi. 

Të fundit