Flash News

Ditari i Opozitës

“Do vareni te pylli orbital”, Alimehmeti zbulon kërcënimin që Rama u bëri këshilltarëve të PS për Veliajn

“Do vareni te pylli orbital”, Alimehmeti zbulon kërcënimin

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti ka zbuluar një episod brenda PS lidhur me shkarkimin e Veiajt.

I ftuar në studion e “Oponenca” në News24, Alimehmeti tha se këshilltarët e PS janë terrorizuar nga Rama gjatë një mbledhjeje të zhvilluar me të.

Sipas Alimehmetit, kreu i PS i ka kërcënuar duke kujtuar një shprehje të para disa viteve drejtuar Veliajt, kur ai tha “Erion Veliaj një ditë do të varet te një nga pemët që ka mbjellë”.

“Ashtu si ai, ju do të vareni te pylli orbital”, mësohet të ketë thënë Rama sipas Alimehmetit, në rast se do të dështonin në përmbushjen e kërkesës.

Të fundit