Flash News

Ditari i Opozitës

“Çdo vështirësi e ka dyfishuar”, Berisha: Rama gënjen për inflacionin, çmimet janë më të larta se në vendet e BE-së

“Çdo vështirësi e ka dyfishuar”, Berisha: Rama

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon qeverinë Rama se ka shfrytëzuar fatkeqësitë për të përfituar prej tyre, duke ua rënduar më shumë gjendjen qytetarëve.

Në një takim me banorët e degës 4 në Tiranë, Berisha tha se Rama gënjen edhe për inflacionin, pasi sipas tij çmimet janë më të larta se në vendet e BE-së.

Berisha: Edi Rama dhe kjo qeveri ka shfrytëzuar fatkeqësitë jo për të ua lehtësuar ju qytetarëve gjendjen në këto fatkeqësi, por për të ua rënduar sa më shumë gjendjen.

Pllakosi Covidi, mijëra qytetarë nuk i shtronin në spital me urdhër të tij, mjekoheshin në shtëpi. Mesatarja 1 mijë euro mjekimi, ata që i bënin, se ata që nuk i bënin pa mjekim.

Çfarë solli kjo, solli një çmim të tmerrshëm, solli vdekshmërinë e 4 më të lartë në botë tek shqiptarët. Dy herë e gjysmë më të lartë se mesatarja e vendeve të BE-së. Sepse qeveria këtë fatkeqësi e shndërroi në superfatkeqësi, sepse qeveria dhe ministria vidhin e vidhin tenderat për gjithçka.

Në vend që të hapnin shtretër siç bëri Kosova e Maqedonia, mbante për 3 milionë banorë në kulmin e kulmit, 630 shtretër, kur Kosova nga fillimi e në fund 1150 shtretër për 2 milionë.

Edi Rama çdo vështirësi e ka dyfishuar mbi ju.

Marrim luftën në Ukrainë që thotë se po bëjmë rezistencë, paçka se nuk ka çuar një fishek në atë vend. Çfarë rezistence po bëjmë, vuri bordet komuniste dhe të gjithë faturën e paguani ju. Mban çmimet më të larta, kanë cinizëm në qëndrimin ndaj jush.

A e dëgjuar sot kur thoshte e kemi inflacionin më të ulët në rajon. Por nëse ke inflacionin më të ulët në rajon, gënjen ti apo Eurostati që thotë se çmimet e ushqimeve bazë në Shqipëri janë 7-10 % më të shtrenjtat se në vendet e BE-së. Si mund ta kesh inflacionin më të ulët, kur në Kosovë janë çmimet të paktën 30% më të ulëta. Si mund ta kesh inflacionin më të ulët kur nafta në Tiranë shitet me çmimin që shitet në Zyrih, ku rrogat janë të paktën 8 herë më të larta.

Të fundit