Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"Do zgjedhin se kujt do t'i japin shërbim e kujt jo", Duma nxjerr videon: Prova e dështimit të qeverisë me COVID-19
Ish-deputetja demokrate Grida Duma ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut, se "nëse nuk respektohen masat do të përballemi me kushtet se kush do të trajtohet i pari."
Sipas saj, kjo situatë erdhi si pasojë e abuzimeve të qeverisë. Duma ka publikuar edhe një video, ku përgënjeshtron Manastirliut.
Postimi i plotë:
Ka ardhur dita që ministrja të dalë e të thotë pa të keq që edhe pak do zgjedhin se kujt do ti japin shërbim e kujt jo!
Arritëm në këtë ditë sepse këta që na qeverisin për 7 vite kanë plaçkitur si barbarët edhe shëndetësinë.
Me taksat e shqiptarëve i mohojnë të drejtën për t’u kuruar, sepse ca PPP- istë duhen pasuruar.
Zhvasin në kurriz të shëndetit të Shqiptarëve!
Jo vetëm kaq por përfituesit kanë sot edhe zëdhënësit e vet në parlament, të cilët shpalosin se do zgjidhkan se kush do kurohet e kush jo.
Kjo nuk është një fatkeqësi, e ka emrin përgjegjësi dhe është e tyre!
Asnjë fjalë nuk i besohet, me ta duhet tashmë të veprohet!
Denonco, shpërndaje këtë video.