Flash News

Ditari i Opozitës

Dogjani kërkesë për interpelancë me ministrin Hoxha: Dështim i policisë!

Dogjani kërkesë për interpelancë me ministrin Hoxha:

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.

Në një kërkesë drejtuar Kuvendit për interpelance, Dogjani shkruan se vrasjet mafioze në mes të Tiranës ose në akset rrugore kanë rritur gjendjen e pasigurisë në vend.

Ai më tej thekson se konstatojnë dështimin e policisë për parandalimin e vrasjeve si dhe nivelin e ulët të zbulueshmërisë.

Kërkesa e plotë:

Znj. Kryetare,

Kohët e fundit kemi një rritje të veprës penale të vrasjes të kryer në mënyrë mafioze në mes të Tiranës apo në akset rrugore, duke rritur gjendjen e pasigurisë në vend, ndërkohë konstatojmë dështimin e policise per parandalimin e tyre si dhe nivelin e ulët të zbulueshmërisë.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance me Ministrin e Brendshëm z. Ervin Hoxha për të dhënë shpjegime dhe informacione lidhur me sa më lart.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

DEPUTETI

Asllan DOGJANI

Të fundit