Flash News

Ditari i Opozitës

Dogjani: Laboratorët e kokainës në Shqipëri s’mund të ngrihen pa mbështetjen e policisë dhe politikës

Dogjani: Laboratorët e kokainës në Shqipëri s’mund

Ish-drejtuesi i Policisë, Erzen Dogjani, ka deklaruar se ngritja e laboratorëve të kokainës në Shqipëri, përfshirë ato në Tiranë dhe Fushë-Krujë, është e pamundur pa mbështetjen e policisë dhe të politikës. Në një intervistë për Syri TV, Dogjani theksoi se grupet kriminale po fuqizohen duke gjetur bashkëpunim të drejtpërdrejtë me autoritetet shtetërore, duke e krahasuar situatën me mafian italiane të viteve ’70 apo grupet e kartelit Sinaloa në Meksikë.

Sipas tij, krijimi i laboratorëve të kokainës kërkon mbështetje logjistike dhe financiare, që është e pamundur të realizohet pa lidhje të fuqishme me policinë dhe politikën. Ai vuri në dukje se kokaina, e përpunuar në këto laboratorë, shpërndahet në të gjithë Shqipërinë, ndërsa një pjesë trafikohet jashtë vendit

Ata që vijnë, nuk vijnë të ndërtojnë laborator nëse s’kanë mbështetjen e policisë së shtetit. Të ndërtosh diçka të tillë ka shpenzime e duhet para e madhe, dhe s’rrezikon pa pasur mbështetje polici-politikë dhe e konsiderojnë Shqipërinë si Italia në vitet ’70, apo si grupi Sinaloa sot në Meksikë, ku grupet kriminale janë të përzierë e bashkëpunojnë me shtetin.

Mbështjea që u jep policia, u jep mundësinë atyre të ndërtojnë laborator kokaine, që më pas shpërndahet në Tiranë, e pjesa tjetër trafikohet. Shumica po shpërndahet në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Kanë nisur të përdorin lëndë narkotike dhe moshat e vogla.

E para ajo që më bën përshtypje është se s’kemi operacione të suksesshme pa ndërkombëtarët. Janë informacioen të marra nmga jashtë. Xibraka, psh. drejtohej nga ndërkombëtarët, pa i treguar Policisë së Shtetit. Dhe kjo është shqetësuese.

E dyta, ndërrimi i drejtorëve të policisë, ata që kanë ikur kanë shkëputur lidhjet me grupet dhe kanë dhënë informacione nga jashtë.  Operacionet mund të jenë edhe dekonspiruar. Në Shqipëri e Tiranë kemi një laborator që është i lidhur me grupe kriminale, Tiranë, Durrës Fushë-Krujë. Mund të ketë edhe laboratorë të tjerë, me Shkodrën, Vlora, s’i guxojnë këto grupe kriminale e vijnë ta ndërtojnë laboratorin në qendër të Shqipërisë, në Tiranë. Pse nuk janë zbuluar pa ndërkombëtarët. Grupet kriminale përdoren nga politika në fushatat elektorale. Janë bërë biznesmenë dhe pastrojnë paratë. Është problem i madh, Shqipëria po boshatiset dhe kjo është një arsye.”- tha Dogjani për Syri Tv.

Të fundit