Flash News

Ditari i Opozitës

Dogjani pas daljes nga SPAK: Gjykata pranoi kërkesat e mija për pavlehshmërinë e çështjes

Dogjani pas daljes nga SPAK: Gjykata pranoi kërkesat e mija për

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka bërë një deklaratë pas daljes nga SPAK, ku komentoi vendimin e sotëm të gjyqtares Rudina Palloi lidhur me çështjen në ngarkim të tij pas një hetimi për fshehje pasurie.

 Dogjani e cilësoi vendimin e saj si një akt drejtësie që dëshmon se ka ende gjyqtarë të paanshëm dhe të zotë në sistemin gjyqësor.

Në fund, Dogjani garantoi se nuk do të ndalet nga asnjë lloj kërcënimi, duke theksuar rëndësinë e një sistemi të drejtësisë të pavarur dhe profesional.

'Ky vendim i gjyqtares Rudina Palloi tregoi se, pavarësisht këtyre kërcënimeve, ka gjyqtarë të zotë, dhe unë uroj që në sistemin e drejtësisë të ketë sa më shumë gjyqtarë si kjo zonjë sot, e cila vendosi pavlefshmërinë dhe dha një vendim shumë të drejtë. Ajo vendimin përfundimtar do ta japë ditën e premte, në orën 10, por kërkesat tona u pranuan. Sot u shpall pavlefshmëria e çështjes, dhe gjykata do të shprehet për pushimin ditën e premte.

Edi Rama, pavarësisht këtyre kërcënimeve që bën, unë sot kam qenë në Komisionin e Ligjeve, ku u kërkua një hua për t’ia dhënë AlbControl-it, sepse Beccheti u ka marrë 110 milionë euro taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë, Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këto 110 milionë euro, sepse i paguajmë ne. Ai, së bashku me Erion Veliajn, mbyllën në mënyrë të kundërligjshme dhe arbitrare televizionin Agon Channel, i cili denonconte çdo ditë korrupsionin e kësaj qeverie.

Unë, pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës, do të vazhdoj të denoncoj, ashtu siç kam denoncuar vjedhjen e pronës publike nga ai mashtruesi atje. Do të vazhdoj të denoncoj çdo ditë në mbrojtje të interesit publik dhe të qytetarëve.

Nuk do të ketë mundësi, jo vetëm Edi Rama, por askush tjetër në botë, që të më ndalojë me asnjë lloj kërcënimi për të denoncuar korrupsionin.

Sot gjykata shpalli pavlefshmërinë dhe pranoi kërkesat tona. Për vendimin përfundimtar, për pushimin e çështjes, do të shprehet ditën e premte në orën 10.

Gjykata do të japë vendimin për pranimin ose për kthimin e akteve, pasi kjo është në të drejtën e saj.

Por sot kërkesat e mia si mbrojtje u pranuan: pavlefshmëria, papërdorshmëria dhe nxitimi i prokurorisë për dërgimin e çështjes në gjyq.

Uroj që sistemi i drejtësisë të ketë sa më shumë gjyqtarë si Rudina Palloi, që veprojnë mbi bazën e ligjit dhe procedurës dhe nuk kanë frikë nga këta hajdutë dhe banditë.'- u shpreh Dogjani.

 

Të fundit