Flash News

Ditari i Opozitës

‘Doktori’ feston ditëlindjen, Berisha ia dedikon 77-vjetorin "Foltores"

‘Doktori’ feston ditëlindjen, Berisha ia dedikon 77-vjetorin

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot ditëlindjen. Berisha mbush 77 vjeç dhe në një postim në Facebook, i ka kushtuar disa reshta vetes, ku nuk ka shmangur as një dedikim për Partinë Demokratike.

“Sot 77 vjec!

Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditelindje me gjen:

- Me te motivuar se kurre ne mbrojtjen e te vertetave qe une besoj dhe,

- Ne nje mision te ri, jetik dhe vendimtar per fatin e Partise Demokratike dhe demokracise ne Shqiperi!

Mirenjohje te pakufishme te Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbeshtetesve te mi ne Shqiperi dhe kudo qe jane, te cilet me besimin dhe mbeshtetjen e tyre bejne te mundur te permbushim se bashku kete mision! Lavdi Zotit!”, shkruan Berisha në Facebook.

Kujtojmë se Partia Demokratik ndodhet në një situatë aspak të zakontë, pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar. Mes tij dhe kreut të opozitës Lulzim Basha ka ‘përplasje’ të vazhdueshme. Nga njëra anë, “Foltorja” e Berishës ka ngritur peshë simpatizantët demokratë, nga ana tjetër Basha ka marrë në dorë frenat e kupolës së PD-së.

Të fundit