Flash News

Ditari i Opozitës

DOKUMENTE dhe FOTO/ Veliaj prezantoi çerdhen e Cafaljones si investim të bashkisë

DOKUMENTE dhe FOTO/  Veliaj prezantoi çerdhen e Cafaljones si investim

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme disa biseda mes Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirin.

Berisha ka akuzuar kryebashkiakun, Veliaj si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve, ndërkohë që thekson se biseda të tilla ka shumë në dosjen e SPAK.

DOKUMENTE dhe FOTO/  Veliaj prezantoi çerdhen e Cafaljones si investim

Fotoja e mëposhtme është marrë nga inagurimi i çerdhes në Kombinat, ku përkrah Veliajt ndodhet edhe Giusepe Cafalione, i cili ka financuar me paratë e inceneratorit çerdhen, dhe Erion Veliaj e paraqet si investim të Bashkisë së Tiranës.

DOKUMENTE dhe FOTO/  Veliaj prezantoi çerdhen e Cafaljones si investim

Më datën 8 korrik 2019 në një media kombëtare, të vënë në dijeni nga bashkia njoftohet lajmi se në Kombinat po ndërtohet një çerdhe si investim i Bashkisë së Tiranës.

Pas këtij lajmi, zbardhet biseda e mëposhtme në aplikacionin ëhatsapp me protagonistë Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, të cilët duket qartë se flasin për dy persona, Erion Veliajn dhe Ben Blushin.

Më datën 28 shtator 2019, në faqen zyrtare të instagramit të Bashkisë Tiranë publikohet një foto nga kryebashkiaku i Bashkisë Tiranë ku Erion Veliaj shfaqet në përurimin e kopshtit bashkë me administratorin e djegësve Giusepe Cafalione.

Më datën 23 dhjetor 2020 bashkia merr në dorëzim çerdhen.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit