Flash News

Ditari i Opozitës

Dokumenti/ Grupi Parlamentar i PD kërkesë ‘Kushtetueses’: Seanca për marrëveshjen e emigrantëve të jetë e hapur

Dokumenti/ Grupi Parlamentar i PD kërkesë ‘Kushtetueses’:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka drejtuar një shkresë zyrtare Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon që seancën për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, ta shqyrtojë në seancë të hapur për publikun.

I përfaqësuar nga deputeti Gazment Bardhi, grupi parlamentar i përbërë nga 30 deputetë argumentohet fakti se seanca duhet të jetë e hapur për mediat dhe publikun, pasi mbart një rëndësi të veçantë.

"“Për më tepër, në përmbajtje të kërkesës, kërkuesit kanë arsyetuar gjërësisht se Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë veproi në mungesë konsultimi dhe transparence në fazën e negocimit dhe nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje qoftë me aktorët institucionalë vendas dhe ndërkombëtarë (Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut), ashtu edhe me median, shoqërinë civile dhe qytetarët. Në këto kushte, shqyrtimi i çështjes nga Gjykata Kushtetuese është një mundësi për të bërë transparencë të plotë mbi procedurën e ndjekur dhe përmbajtjen e këtij Protokolli. Kjo transparencë mund të realizohej vetëm në kushtet kur shqyrtimi i çështjes do të bëhej në seancë plenare publike", thuhet në kërkesë ndër të tjera. 

Dokumenti/ Grupi Parlamentar i PD kërkesë ‘Kushtetueses’:Dokumenti/ Grupi Parlamentar i PD kërkesë ‘Kushtetueses’:Dokumenti/ Grupi Parlamentar i PD kërkesë ‘Kushtetueses’:

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin në Kuvend për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët duke marrë në shqyrtim çështjen. Seanca për shqyrtimin e dokumenteve u vendos të mbahet me 18 Janar.

Po ashtu, marrëveshja e firmosur mes dy qeverive u kundërshtua nga deputetët e opozitës.

 

Të fundit