Flash News

Ditari i Opozitës

Dokumenti/ I cilësoi pazare ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Basha propozoi vetë që lista të mbyllej deri në 1/3

Dokumenti/ I cilësoi pazare ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Basha

Sot në Kuvend, kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha e konsideroi si pazar dakordësinë e PD dhe PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Nga foltorja, Basha tha se listat aktualisht janë 100% të hapura sepse kështu ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese, por sipas tij pazari PS-PD për zgjedhoren është mbyllja e këtyre listave. 

“Në listën e parë, atë që është totalisht e kyçur, janë ato që do të hyjnë kamikazët e kryetarëve. Kjo që po ndodh është frika e Kryeministrit, i cili ka disa çështje të hapura. Edi Ramës i duhen kamikazët, si puna e Saje Qorrit, si Arben Ahmetaj apo Erion Veliaj. Pala tjetër i është nënshtruar një njeriu, që për tekat dhe hallet e tij personale, i bëri halle të PD-së dhe gjithë Shqipërisë.

Për tekat e tij, ia dorëzoi mbi 90 % të Bashkive, Edi Ramës. Pazar dhe vetëm pazar. Liruan 117 të korruptuar të Edi Ramës, të dënuar nga SPAK, dhe sot pazari për këtë sezon mbyllet për listat e mbyllura. Sali Berisha dhe Edi Rama për shkak të frikës po krijojnë skalionet e njerëzve të bindur”, tha Basha ndër të tjera.

Dokumenti/ I cilësoi pazare ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Basha

Por, nuk zgjat shumë sinqeriteti i deklaratave të Bashës, pasi sipas amendamentit që ai ka depozituar dje në Kuvend, i siguruar nga Politiko.al, rezulton se Basha ka propozuar zyrtarisht edhe vetë që lista mund të mbyllej deri në 1/3. 

Kështu, Basha flet për pazare dhe dorëzim pushteti Ramës, kur ndërkohë ai është shkaku kryesor i pushtetit që Rama ka sot.

 

 

 

Të fundit