Flash News

Ditari i Opozitës

Dokumenti/ Partia e Lirisë shkresë KQZ-së: Kryetar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është Sali Berisha

Dokumenti/ Partia e Lirisë shkresë KQZ-së: Kryetar i koalicionit

Partia e Lirisë i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një shkresë me të cilën e informon se drejtuesi i koalicionit opozitar është Sali Berisha.

“Në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij,  ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha” thuhet në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari.

Shkresa mban vulën dhe firmën e Endrit Braimllarit, sekretarit organizativ të Partisë së Lirisë. 

Dokumenti/ Partia e Lirisë shkresë KQZ-së: Kryetar i koalicionit

 Kujtojmë se me publikimin e modelit për fletën e votimit për kandidatët për Këshillat Bashkiakë, përbri numrit një në listë që është koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mungonte emri i drejtuesit të koalicionit.

Sakaq pritet vendimi i KAS lidhur me shkresën e dorezuar nga koalicioni Bashke Fitojme.

Të fundit