Flash News

Ditari i Opozitës

Dokumenti/ PD i kërkon KQZ-së auditim dhe moscertifikim të rezultatit nga vota e diasporës

Dokumenti/ PD i kërkon KQZ-së auditim dhe moscertifikim të

Partia Demokratike i ka dërguar sot një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmes të cilit i kërkon të mos certifikojë rezultatin e votave të diasporës dhe auditim të procesit të votimit nga jashtë.

Po ashtu, në kërkesën e firmosur nga Franci Nuri, përfaqësues i Partisë Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore pranë KQZ kërkohet të ndërmarrë edhe një auditim i thelluar i të gjithë procesit të votimit të diasporës. 

"Të mos certifikojë rezultatin për asnjë qark zgjedhor, përfshirë dhe rezultatin e votimit nga diaspora për atë qark, derisa të përfundojë një auditim i plotë dhe i pavarur mbi të gjithë procesin.

2. Të ndërmarrë menjëherë një auditim të thelluar të gjithë procesit të votimit të diasporës, duke përfshirë: Planifikimin dhe përgatitjen paraprake të procesit, Prodhimin dhe shpërndarjen e fletëve të votimit; Dërgimin, marrjen dhe protokollimin e zarfeve; Procesin e administrimit, hapjes dhe numërimit të tyre", thuhet në shkresë ndër të tjera. 

Dokumenti/ PD i kërkon KQZ-së auditim dhe moscertifikim tëDokumenti/ PD i kërkon KQZ-së auditim dhe moscertifikim të

Të fundit