Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Doli kundër vendimit të Bashës, Noka sqaron hapat që do ndjekë Berisha drejt referendumit
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka një nga mbështetësit e Sali Berishës në aksionin kundër kryetarit të PD-së ka treguar se cilat janë hapat që do të ndërmarrin për të shkuar deri te referendumi.
Kjo pasi një ditë më parë Berisha tha gjatë bashkëbisedimit me demokratët se do t’i kërkojë kuvendit kombëtar që për vendimin që mori Basha, të shprehet me referendum.
Duke qenë se kjo pikë nuk parashtrohet në statutin e PD, Noka thotë në ABC se fillimisht do të mblidhet Kuvendi Kombëtar për të ndryshuar statutin.
“Ne kërkojmë referendum pa diskutim. Nuk dua ti hyj që referendumi ka qenë një pikë dhe është hequr nga statuti, nuk dua t’i hyj që është e paramenduar.
Mekanizmat janë; e para ne kërkojmë referendum, por si do të arrihet? Do të mblidhet Kuvendi kombëtar do të bëjë ndryshimin në statut, për të sanksionuar referendumin. Dhe sovrani është ai që vendos. Kuvendin do ta thërrasë ¼ e anëtarësisë” tha ai.