Flash News

Ditari i Opozitës

“Doni të flisni për Athinën?”, Salianji-socialistëve: Keni çuar gjithë administratën, 53 autobusë vetëm nga jugu

“Doni të flisni për Athinën?”,

Kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS, Ervin Salianji është përplasur me mazhorancën.

Salianji u ka kujtuar socialistëve mitingun që Rama mbajti një ditë më parë në Greqi me diasporën, në të cilën angazhoi punonjës të administratës dhe militantë.

Salianji tha se kanë dërguar në Greqi 53 autobusë vetëm nga Jugu.

Salianji: Nëse doni të flasim për Athinën, autobusët, furgonat,  keni dërguar 53 autobusë në jug, del në sistemin TIMS, keni çuar nga administrata të gjithë punonjësit. Ne nuk jemi as për shoë as për një gjë që ka të bëjë partia juaj. Tallavatë për të mbledhur njerëz i bëni juve, nuk jemi marrë politikisht, por nëse doni,  53 autobusë vetëm nga jugu keni dërguar në Athinë, i keni të dhënat tek TIMS.

Të fundit