Flash News

Ditari i Opozitës

“Donin të mbushnim sheshin”, Kryemadhi-Maliqit: Lëreni forcën, por shikoni kutitë

“Donin të mbushnim sheshin”, Kryemadhi-Maliqit: Lëreni

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë e pranishme pasditen e kësaj të shtune në Kuçovë për të prezantuar kandidatët për deputet të forcës së saj politike, Ilir Oboni, Aurela Kalivaçi dhe Lefter Maliqin.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se "Rama në 25 prill skadon. Kam frikë nga entuziazmi, por ne jemi me këmbë në tokë”.

Duke iu referuar pritjeve që i janë bërë Lulzim Bashës në Kavajë dhe Lezhë, Lefter Maliqi i tha Kryemadhit, se njerëzit ishin gati të mbushnin sheshin në Kuçovë.

“Kanë dashur që të mbushet sheshi për ju” tha Maliqi.

Por kryetarja e LSI-së tha se nuk i intereson të tregojë forcën në shesh, por në kutitë e votimit më 25 prill.

“Ne na duhen takimet derë më derë nuk kemi pse të tregojmë forcën, e tregojmë te kutia e votimit, ne i mbledhim njerëzit për dy sekonda, por ne na duhet vota në kuti. Beteja nuk është me drona por me rrjete sociale” tha Kryemadhi.

Të fundit