Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dorëheqja e 13 anëtarëve të Kryesisë/ Harxhi: Ndryshimi do vijë nga Korça, Basha ka probleme me mbajtjen e premtimeve

Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka reaguar lidhur me dorëheqjen e 13 anëtarëve të kryesisë së degës Korçë, bashkë me kryetarin dhe sekretarin e kësaj dege.
Harxhi e cilëson këtë si sinjalin e fundit të alarmit për situatën në të cilën ndodhet sot PD-ja dhe sipas saj, kjo tregon edhe një herë se PD-ja është kapur në çdo segment të saj dhe se anëtarët e saj nuk munden më të bëhen pjesë e lojrave të kryetarit në detyrë Basha.
Në një postim në rrjetet sociale, Harxhi shkruan se ka qenë dhe mbetet bindja e saj se ndryshimi do të vijë nga Korça dhe sipas saj, situata paraqitet po aq dramatike me dorëheqje edhe në degë të tjera si Durrësi, Fieri, Shkodra, Saranda dhe të tjera, ndërsa për Tiranën thotë se nuk ka degë të veçantë, pasi Basha e ka shuar.
"Në Korçë PD-ja ka pasur në zgjedhjet e 25 prillit 3000 antarë aktivë. Ndërkohë në zgjedhjet për Kryetar Partie në 13 qershor, në listat e përgatitura nga Tirana ishin vetëm 2000 anëtarë, nga të cilët votuan vetëm 630 anëtarë. Pjesa tjetër nuk u la të votojë, sepse gjoja nuk kishin dokument identifikimi si anëtarë të PD-së." thuhet në reagimin e Edith Harxhit.
Ajo shton më tej se vetëm një vit më parë, Basha u kish premtuar demokratëve të Korçës se do të kandidonte në listat e deputetëve të Korçës vetëm të zgjedhurit e tyre dhe jo ata të përcjellë me urdhër politik nga Tirana. Sipas Harxhit, ndodhi e kundërta sepse Kryetari në detyrë kudo premton, por ka problem me mbajtjen e premtimit.
Reagimi i plotë:
Raporti përfundimtari OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri ishte një përsëritje e Raportit paraprak. Pra, zgjedhjet kanë përfunduar dhe në shtator Edi Rama dhe qeveria e tij do të qeverisin përsëri keq e më keq vendin. Ndërsa opozita do të vazhdojë të paguajë haraçin e daljes nga parlamenti dhe mosfutjes në zgjedhjet vendore të vitit 2019, duke fajësuar përsëri shumicën dhe jo veten për mosmbajtjen e premtimeve për një aksion të fortë opozitar dhe për dhënien e garancive për mbrojtjen e votës që qytetarëve shqiptarë. Raporti flet qartë mbi përdorimin e burimeve të administratës qëndrore dhe vendore nga ana e shumicës. Por Kryetari në detyrë nuk merr përgjegjësinë e vendimeve për largimin nga parlamenti dhe për dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës. Po si mund të kërkohen zgjedhje të rregullta, të lira dhe të barabarta në vend, kur këto nuk garantohen në zgjedhjet e brendëshme për Kryetar në Partinë anti-komuniste, partinë kryesore të opozitës? Partia Demokratike nuk është më demokratike dhe e lirë, dhe kryetari në detyrë, i dalë me votat e vetëm 30% të anëtarësisë, pasi përjashtoi rreth 30 mijë demokratë nga e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur nuk mban përgjegjegjësi për shtëpinë e tij.
Ajo çfarë është më shqetësuese sot është pozicioni ku ka rënë Partia Demokratike. Ajo vazhdon dhe tkurret përditë në një moment kaq kritik për vendin. Kryetari në detyrë, në konferencën e tij për shtyp anashkalon faktin që PD-ja po zien dhe po largohen demokratët e mbetur në detyrë dhe që kanë qenë në vijën e parë të sulmit në të gjitha protestat dhe aksionet opozitare, pavarësisht vaktësisë së tyre.
Dorëheqja e 14 anëtarëve të PD-së në Korçë me në krye Sekretarin e Degës Devi Osmani dhe ish Kryetarin e PD-së në Korçë Andrea Mano, janë sinjali i fundit i alarmit për situatën në të cilën ndodhet sot PD-ja. Pakënaqësia dhe dorëheqja masive e disa prej anëtarëve të kryesisë së degës Korçë, disa prej të cilëve qëndrestarë që prej vitit 1991, tregon edhe një herë se PD-ja është kapur në çdo segment të saj dhe se anëtarët e saj nuk munden më të bëhen pjesë e lojrave të kryetarit në detyrë Basha. Të atij kryetari, i cili vetëm një vit më parë u kish premtuar demokratëve të Korçës se do të kandidonte në listat e deputetëve të Korçës vetëm të zgjedhurit e tyre dhe jo ata të përcjellë me urdhër politik nga Tirana. Ndodhi e kundërta dhe nuk është çudi, sepse Kryetari në detyrë kudo premton, por ka problem me mbajtjen e premtimit. Ҫfarë aksioni opozitar do të bëjë ky kryetar në detyrë në shtator për mbrojtjen e votes, kur nuk do ketë më mbështetjen e demokratëve më të përkushtuar?
Në Korçë PD-ja ka pasur në zgjedhjet e 25 prillit 3000 antarë aktivë. Ndërkohë në zgjedhjet për Kryetar Partie në 13 qershor, në listat e përgatitura nga Tirana ishin vetëm 2000 anëtarë, nga të cilët votuan vetëm 630 anëtarë. Pjesa tjetër nuk u la të votojë, sepse gjoja nuk kishin dokument identifikimi si anëtarë të PD-së. Rasti i degës së Korçës, një nga më të vjetrat dhe më të mëdhatë të Shqipërisë është flagrant, por jo i vetëm. Përgëzoj demokratët e Korçës për vendimin e tyre të përgjegjshëm. Ka qenë dhe mbetet bindja ime dhe e kam shprehur publikisht se ndryshimi do të vijë nga Korça. Situata paraqitet po aq dramatike me dorëheqje edhe në degë të tjera si Durrësi, Fieri, Shkodra, Saranda dhe të tjera. Tirana është rast i veçantë, sepse që prej vitit 2014 kryetari në detyrë Basha e ka shuar degën më të madhe të gjithë Shqipërisë, Tiranën. Tirana nuk ka degë të veçantë, dhe afërsisht 900 mijë banorë dhe afërsisht 200 mijë demokratë i komandon “lideri suprem” i opozitës nga selia qëndrore e kapur prej tij.
Kjo është situata aktuale në vend! Në Shqipëri, ku korrupsioni është një me shtetin dhe kur opozita është bërë një me shumicën qeverisëse, shqiptarët janë në rrugë të madhe. Opozita është shterur dhe bjerrur dhe është reduktuar vetëm në disa numra në parlamentin e ardhshëm. Prandaj vendi ka nevojë urgjente për një opozitë të fortë, për një PD të madhe dhe të bashkuar, për një forcë opozitare që thërret një aksion politik disa dimensional. Duke filluar nga fitimi i besimit të popullit opozitar, që përbën shumicën sot për karshi një qeverie të korruptuar dhe një opozite të kapur. Ngritja e vetëdijes dhe besimit të popullit opozitar është parësore në këtë rast. Nuk është e thënë të jesh në forume të Partisë për të bërë opozitën. Ajo do të ringrihet e fuqishme dhe tejet e vendosur dhe e përkushtuar jashtë kulisave të tenderave abuzivë të qeverisë dhe opozitës të kapur nga kryetari në detyrë. Pa ringritjen e opozitës nuk do të ketë çlirim nga e keqja aktuale!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38