Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e 13 anëtarëve të PD, Mano: Akt moral. Basha ka tradhtuar kauzat e demokratëve

Dorëheqja e 13 anëtarëve të PD, Mano: Akt moral. Basha ka

Pas dorëheqjes në grup të 13 anëtarëve të Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano kreu i PD-së në këtë qark, njëherazi edhe anëtar i Këshillit Kombëtar ka renditur arsyet që i çuan drejt këtij vendimi, ndërsa shpreh hapur edhe pakënaqësitë ndaj kryetarit Basha.

Në një intervistë për gazetaren Klementina Cenkollari në MCN, Mano thotë se rezultati i Korçës, dhe jo vetëm, nuk ishte ai që Partia Demokratike priste, dhe si i tillë duhet të ishte pasuar me një sërë dorëheqjesh në radhët e drejtueseve.

“Kur disa kauza të demokratëve tradhtohen, kur betejat e demokratëve nuk çohen deri në fund dhe lihen në mes të rrugës nga ai që sot është në pushtet dhe kur bashkitë dhurohen pushtetit, sigurisht që këto veprime kanë një përgjegjës dhe ai është Lulzim Basha.

Ai është protagonist kryesor dhe ka marrë përgjegjësitë i vetëm. Mënyra se si ai i është qasur partisë qoftë në bërjen e listave për deputetë, qoftë për përgjegjësitë në fushatë apo mënyra se si reagoi pas 25 prillit tregon se kemi problem në PD dhe kemi problem me demokracinë dhe implementimin e saj dhe kjo ishte arsyeja se për 14 anëtarë të Korçës të japin dorëheqjen.

Zhgënjimi ka lidhje me degën lokale. Ato që përmenda më lart janë kauza të demokratëve të lëna në mes nga kryetari i partisë. Ai ka vendosur vetë për gjithçka dhe rezultati ka qenë dështim dhe humbje. Qasja e demokratëve ndaj kryetarit të partisë lihet në mes dhe normalisht ka pakënaqësi. Për këtë arsye ata reaguan duke dhenë dorëheqjen”, tha Mano.

Andrea Mano, si kryetar i degës së Korçës u rendit nga Lulzim Basha në listë jo të sigurt, ndërsa pakënaqësitë mes tyre duket se kanë lindur pikërisht me hartimin e listës së kandidatëve për deputet.

I pyetur se çfarë duhet të ndryshojë sipas tij në funksionimin e PD, Mano tha se “Duhet të ndryshojë qasja për rezultatin dhe të merren masa. PD ka shumë për të ndryshuar që nga demokracia e brendshme. Unë sot prisja që Spaho ta përshëndeste këtë vendim. Të jesh në një funksion dhe të japësh dorëheqje është gjëja më e moralshme. Duhet analizuar arsyet e humbjes së 25 prillit”.

 

Të fundit