Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e Bashës, Jonila Godole: Ka dy mënyra si mund ta shohim PD-në

Dorëheqja e Bashës, Jonila Godole: Ka dy mënyra si mund ta shohim

Jonila Godole ka treguar dy mënyrat se si mund ta shohim PD-në pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit.

Në një postim në Facebook, Godole shkruan se ka dy mënyra si muna ta shohim PD: t’i shkruajnë një epitaf ose sot ka shansin të shkëputet përfundimisht nga kulti i individit dhe të futet në rrugën e duhur të demokracisë.

“30 vjet rrugëtim i PD me suksese dhe dështime, me shpresë dhe zhgënjime, me bashkime dhe përçarje – simbolikisht i tillë është edhe rrugëtimi i gjithë tranzicionit shqiptar. As më shumë dhe as më pak. Sot më 22 mars ka dy mënyra si mund ta shohim PD: 1) t’i shkruajmë epitafin: U prehtë në paqe – e mbylli misionin e vet historik; ose 2) sot ka shansin të shkëputet përfundimisht nga kulti i individit dhe të futet në kursin e duhur demokratik me dyer të hapura për këdo që ndan një vizion euro-atlantik në të mirë të zhvillimit të vendit; e hapur ndaj konkurrencës dhe ideve në parti dhe largpamëse në projektin për të zgjuar shpresat e shqiptarëve si 30 vjet më parë. Unë shpresoj për këtë rrugën e dytë. E lehtë nuk do jetë. Koha do ta tregojë ndikimin e aktit të 9 shtatorit dhe të 21 marsit për demokracinë dhe kulturën politike shqiptare”, tha Godole.

Të fundit