Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e Bashës, Kadilli: Tërheqje taktike, do krijojë 'Foltoren' e tij për të kandiduar sërish

Dorëheqja e Bashës, Kadilli: Tërheqje taktike, do krijojë

Kreu i lëvizjes ‘IDE’, Fatbardh Kadilli e ka cilësuar një tërheqje taktike vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr.

I ftuar në Report tv, Kadilli thotë se Basha po shfrytëzon situatën e krijuar dhe sulmet ndaj tij për të kandiduar sërish për kreun e partisë pas zgjedhjeve lokale të 2023.  

"Çdo dorëheqjes është një akt për t'u përshëndetur, po a është dorëheqje e vërtetë? Unë e shoh si një tërheqje taktike. I ndodhur në një pozicion ku as shërbëtori i tij më i afërt nuk gjendet dot më një kauzë për ta nxjerrë nga situata. Fakti që nuk pranon përgjegjësinë për humbjen por thotë se nuk mbajta dot partinë atëherë do të bëjë edhe ai foltoren e vetë, ku do të hyjnë në një proces analizimi të brendshëm për ringritjen.

Besoj e do të kandidoj pas zgjedhjeve lokale 2023, sot nuk do të jetë më në shënjestër siç ishte deri dje dhe do të shihet si viktime e mundshëm e një loje politike ku ai nuk kishte ndonjë faj të madh", tha Kadilli.

Të fundit