Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e Endri Fugës, Berisha tregon "parapaskenat": Rama ka ngritur sipërmarrje në Singapor

Dorëheqja e Endri Fugës, Berisha tregon "parapaskenat": Rama

Kreu i PD-së Sali Berisha, nga mbledhja me kandidatët për kryetar bashkie, rrëfeu prapaskenat e dorëheqjes së Endri Fugës nga Agjencia për Media dhe Informim tre ditë më parë.

Berisha tha se Fuga dha dorëheqjen për të shkuar në Singapor, aty ku sipas tij, kryeministri Edi Rama ka ngritur një sipërmarrje.

Berisha tregoi se edhe në vizitën që Rama bëri para disa vitesh në Singapor, e kreu për interesa personale, për të vendosur paratë e tij në bankat e Singaporit.

"Para tre ditësh dha dorëheqjen njeriu më i afërt i tij, që ai e thërriste “parukja”. Endri Fuga. Po pse e dha dorëheqjen? Sepse ka ngritur sipërmarrje në Singapor. Të gjithëve iu kujtohet udhëtimi i Ramë snë Singapor. Ndokush mendon se u bë për interesa të qyetetarëve. U bë për interesa personale se duhet të vendosnin paret në bankat e Singapori dhe tani po dërgon Fugën pas pareve në Singapor. Kanë hapur ndërmarrje atje", tha Berisha.

Të fundit