Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e Mark Markut, anëtari i ri i Kryesisë së PD: Rast që duhet analizuar. Ka pasë kritika të pranuara, duhet reflektim!

Dorëheqja e Mark Markut, anëtari i ri i Kryesisë së PD: Rast

Gert Bogdani është një nga 15 emrat e rinj të Kryesisë së PD i zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.

I ftuar në ‘News 24’, Bogdani ka komentuar dorëheqjen e Mark Markut, ndërsa e ka cilësuar si një rast që duhet analizuar.

Dorëheqja e Mark Markut, anëtari i ri i Kryesisë së PD: Rast

Sipas tij, kritikat janë gjithmonë të drejta dhe mbi to duhet reflektuar.

“Pa diskutim, kritikat janë gjithmonë të drejta, çfarëdo qofshin. Duhet të marrësh të mirën e asaj që ka brenda dhe të reflektosh mbi të, nuk ka kritike të keqe kur bëhet me dashamirësi.

Ata që kritikojnë sipas mendimit tyre e bëjnë për të mirën ë përgjithshme. Kur reflekton në anët pozitive ndihmon të jesh më i fortë.

Nëse je dikush që nuk pranon kritike kemi të bëjmë më lider autokrat, sic është Edi Rama.

Ka pasë kritika të pranuara. Sa më shumë kalon koha, reflektimi është i rëndësishëm. Duhet të reflektojmë të forcojmë PD, jo vetëm për të mirën e lidershipit të PD, po edhe për shqiptarët, Një opozitë e shëndoshë do të thotë të ketë më kujdes për të qeverisur”, u shpreh Bogdani.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit