Flash News
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Dorëheqja e Rrumbullakut, Meta: Skandalet e shumta nuk shpëlahen me ndërrime drejtuesish
Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka komentuar dorëheqjen nga posti të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Meta në një konferencë u shpreh se “skandalet e shumta që kanë ndodhur këto kohë nuk shpëlahen me ndërrime drejtuesish”.
“Nuk ka më komente për policinë e Edi Ramës, është polici private jo e shtetit. Skandalet e shumta që kanë ndodhur këto kohë nuk shpëlahen me ndërrime drejtuesish.
Siç ka ndodhur edhe në të kaluarën ku për të mbuluar skandale janë ndërruar drejtorë të përgjithshëm e drejtorë qarqesh. Strofulla e krimit të organizuar është në kryeministri, bëhen gjithmonë këto ndryshimet për të shpëlarë skandalet më të freskëta në mënyrë që njerëzit të shpresojnë se do të ketë ndonjë ndryshim për sigurinë”, deklaroi Meta.