Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e Zaev, Berisha: ‘Ballkani i Hapur' vdiq dy ditë më parë në Maqedoninë e Veriut

Dorëheqja e Zaev, Berisha: ‘Ballkani i Hapur' vdiq dy ditë

Ish kryeministri Sali Berisha e cilësoi zhvillim pozitiv rezultatin në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ku për pasojë dha dorëheqjen kryeministri Zoran Zaev.

Sipas Berishës, aty ku u pagëzua me emrin e George Soros ‘Ballkani i Hapur’ dhe pikërisht aty sipas tij ‘vdiq’ 2 ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë.
“Si fantazmë në Ballkanin e pasluftërave shëtit aleanca trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup, kryekëput kundër Kosovës dhe kombit shqiptar. Unë e përshëndes qeverinë e Kosovës që qëndroi e palëkundur kundër kësaj nisme që sjell konfliktualitet, që rikthen hegjemoninë e Beogradit në rajon që shndërron Shqipërinë dhe Maqedoninë në vasal të Beogradit. E rrethon Kosovën. Ka nevojë për bashkëpunim mes vendeve të barabarta, jo për hegjemonizma.
Një përshëndetje zgjedhësve të Maqedonisë së Veriut që ia prenë biletën një aventurieri i cili me aventurën e tij, e shndërroi Maqedoninë e Veriut në mollë sherri midis Serbisë dhe Bullgarisë.

Ky politikan i verbër harroi se për Beogradin nuk ka qenë gjë tjetër vetëm juzna Serbia. Ky vrapoi drejt Beogradit njëlloj sikur të ishte i biri i Pashiqit. Zhvillimi i madh pozitiv në Maqedoninë e Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros Ballkani i Hapur aty dhe vdiq 2 ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë”, tha Berisha.

 

 

 

Të fundit