Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqje e Ramës dhe qeveri teknike, opozita proteston para Kryeministrisë

Dorëheqje e Ramës dhe qeveri teknike, opozita proteston para

Partia Demokratike proteston sot para Kryeministrisë në orën 18:00.

PD u ka bërë thirrje strukturave dhe mbështetësve të saj për pjesëmarrje masive në protestën kundër qeverisë së kryeministrit Rama.

Në një mesazh drejtuar demokratëve një ditë më parë, PD thekson se Rama ndodhet në izolim ndërkombëtar dhe përballë drejtësisë, duke e cilësuar këtë si moment për reagim qytetar.

“Të dashur demokratë: Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në rrëzimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë. E diel, ora 18:00, në bulevard”, thuhet në mesazhin e Partisë Demokratike.

Protesta synon rrëzimin e qeverisë aktuale, krijimin e një qeverie teknike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Të fundit