Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqjet e drejtorëve pas urdhërit të Ramës/ Baçi: Pranim i heshtur i fajësisë! Të hetohen të gjithë

Dorëheqjet e drejtorëve pas urdhërit të Ramës/

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar këtë të premte dorëheqjet masive të drejtorëve me urdhër të Ramës, duke i cilësuar ato si prova të heshtura të korrupsionit dhe frikës nga ndjekja penale.

I ftuar në Syri TV, ai tha se dorëheqjet e detyruara janë turpëruese dhe përbëjnë një pranim të heshtur të fajësisë. Ai kërkon nisjen e hetimeve nga prokuroria për të gjithë drejtuesit vendorë që kanë dhënë dorëheqje, duke përfshirë edhe rastin e Bashkisë Fier.

BAÇI: Dhënia e dorëheqjes në mënyrë të detyruar publikisht është një turpërim, është një mungesë integriteti, mungesë dinjiteti, e meritojnë një gjë të tillë. Por këta nuk meritojnë thjesht dorëheqjen, këta meritojnë dorëheqjen dhe që të gjithë duhet të jenë nën hetim nga prokuroria. Dhe prokuroria nga këtu duhet të nisë hetimin. Të gjithë ata drejtues bashkie, drejtues institucionesh, kryetarë të njësive vendore që pranojnë dhe japin dorëheqjen në mënyrë të detyruar, pranojnë ‘de fakto’ që janë të korruptuar, pranojnë që janë në shkelje të tilla në punët e tyre që në qoftë se do ti çojnë në prokurori, ata do të venë drejt burgut.

Kjo i detyron të pranojnë dorëheqjen dhe prokuroria me këtë rast duhet të fillojë hetimin kryesisht për të gjithë kryetarët e njësive vendore të të gjitha bashkive të republikës.

Pra, pranimi i dorëheqjes në mënyrë të detyruar ka pranuar de fakto që janë të korruptuar. Shumë e thjeshtë situata.

Ndërsa për rastin në fjalë, po i kthehem dhe njëherë për mua nuk është lajm. E dinë gjithë qytetarët e Fierit që është vjedhur në atë parkim por nuk janë përgjegjësit kryesorë dy zonjat dhe dy zotërinjtë, por është kryetari i Bashkisë. Sepse pa urdhrin e Kryetarit të Bashkisë, zotit Subashi, nuk mundeshin të bëhen veprime të tilla.

Bela patjetër që e di se Subashi nuk do të kandidojë më në zgjedhjet e ardhshme. Ndoshta i intereson që Subashin ta heqë edhe para kohe me gjithë këto skandale që janë, megjithëse mora vesh që edhe Subashin e kanë thirrur në Prokurori.

Të fundit