Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëzohet kërkesa/ Nga patronazhistët, tenderat te legalizimet, çështjet për të cilat PD kërkon hetim

Dorëzohet kërkesa/ Nga patronazhistët, tenderat te legalizimet,

Sikurse ishte paralajmëruar nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj dorëzoi paraditen e sotme në Kuvend, kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një prononcim për mediat, Alibeaj hodhi akuza se në zgjedhjet parlamentare u tjetërsua vullneti i qytetarëve.

Ai tha se ka nevojë për hetim, mbyllja e kufijëve, duke i hequr mundësinë emigrantëve të vinin për të votuar, legalizmet e mijëra banesave, ndihmat ekonomike dhe punësimi në prag të zgjedhjeve si dhe tenderat e dhënë. Nënkryetari i PD renditi dhe çështje të tjera që sipas tij, duhet të hetohen.

"Sapo kemi dorëzuar kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Mbyllja e kufijve, duke iu bërë të pamundur emigrantëve votimin. Legalizimi i 10 mijë banesave.

Disbursimi i fondit për ndihmën ekonomike. 4 vite u zhvatën dhe 2.4 milionë euro ndihmë ekonomike, 20 mijë familje i rifutën në këmbim të blerjes së votës. Punësimi i 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme në periudhën e fushatë zgjedhore.

Rritja e pagave do të hetohet, 63 milionë nga paratë e buxhetit të shtetit për administron e cila nga 2013 është shndërruar në skuadron të PS. Në periudhë zgjedhore këta njerëz përdoren për vota.

Do hetohen 120 milionë euro të asfaltit elektoral. Do të hetohen 505 milionë tendera, prokurime, koncesione vetëm në periudhën nëntor-dhjetor 2020 që janë plotë 807 kontrata.

Do të hetohet 125 milionë euro nga fondet publike për tërmetin e 2019. Fatkeqët dy dimra i kaluan jashtë, ndërkohë disa javë para zgjedhjeve u shpërndanë 125 mln euro përkundrejt blerjes së votës.

Do të hetohet qershia mbi tortë, spiunazhi modern i patronazhistëve. Në 2021 në këtë vend rikthehen edhe njëherë makthet e para vitit 90”, tha Alibeaj.

Kryedemokrati Lulzim Basha ia ka besuar këtë çështje Alibeajt dhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë Gazment Bardhit. Pavarësisht se është rikthyer në Kuvend, Basha e cilëson 25 prillin si masakër zgjedhore.

Kështu tha dhe pas takimit që zhvilloi dje me delegacionin e OSBE-së. Ai u shpreh se i bëri të ditur delegacionit se raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit faktoi masakrën zgjedhore.

Të fundit