Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja e AKSHI-t: Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit!

Dosja e AKSHI-t: Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar pjesë nga dosja e AKSHI-t, duke ngritur akuza të rënda për një skemë të organizuar korrupsioni që, sipas tij, çon deri te kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ergys Agasi.

Në reagimin e tij, Bardhi deklaron se dosja e AKSHI-t provon një skemë korruptive të ndjekur sipas të njëjtës logjikë si në çështje të tjera: paracaktim i kritereve, paracaktim i fituesve, dyfishim i fondit limit dhe ndarje e parave mes kompanisë fituese dhe autoritetit kontraktor.

Sipas Bardhit, korrupsioni nuk është një akt i izoluar i një individi, por një “skemë qeverisjeje e Edi Ramës”, ku taksa e korrupsionit paguhet nga buxheti i shtetit dhe jo nga fitimi i kompanive private.

Ai shpjegon se nëse një shërbim realisht kushton 2 milion euro, fondi limit caktohet 4 milion euro, duke bërë që diferenca të kthehet në përfitim të paligjshëm.

Duke iu referuar të dhënave të SPAK-ut, Bardhi deklaron se vetëm për një periudhë 9-mujore, nga 11 dhjetori 2024 deri më 26 shtator 2025, përmes fondeve të AKSHI-t, Ergys Agasi ka përfituar 30.2 milion euro, të cilat ai i cilëson si “taksë korrupsioni”, për një tender sekret me fond limit 60 milion euro.

Reagimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi Rama ka rënë në rrjetë dhe është në hall të madh. Largimi i tij i menjëhershëm është shpëtimi i vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai ka kryer genocid ndaj Buxhetit të Shtetit dhe parave të qytetarëve shqiptarë!

Dosja e AKSHI-t provon se skema korruptive e ndjekur është identike me atë që kemi parë edhe në çështjet e tjera. Paracaktim i kritereve, paracaktimi i fitueseve, dyfishimi i fondit limit, ndarja e parave mes kompanisë fituese dhe autoritetit që përcakton fituesin. Sepse korrupsioni nuk është një akt i izoluar i Belinda Ballukut apo dikujt tjetër, por skemë qeverisjeje e Edi Ramës.

Logjika që ndiqet është se, nëse shërbimi kushton 2 milion, fondi limit bëhet 4 milion. Pra, taksa e korrupsionit merret po nga paratë e Buxhetit të Shtetit, jo nga vlera e fitimit të kompanive private.

Sipas SPAK-ut vetëm për 9 muaj, për periudhën 11.12.2024-26.9.2025, përmes kësaj skeme, vetëm nga fondet e AKSHI-t, Ergys Agasi, krahu i djathtë i lidhjeve me krimin e organizuar i Edi Ramës, ka përfituar plot 30.2 milion euro. Po po, 30.2 milion euro për 9 muaj ka përfituar taksë korrupsioni vetëm nga AKSHI, për një tender sekret që fondin limit ia kanë caktuar 60 milion euro.

Kjo nuk është vjedhje! Ky është genocid ndaj Buxhetit të Shtetit. Prandaj nuk kanë fonde për të rritur pensionet dhe pagat. Prandaj nuk kanë fonde për t’u dhënë punonjësve të shtetit shpërblim për fundvit, prandaj s’kanë fonde për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Këta nuk janë Qeveri. Këta janë një bandë që ka marrë peng vendin përmes një Kryeministri të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, që ndryshe nga Belinda Balluku që e quante “Palloshi i gjatë”, Ergys Agasi e respektonte dhe e quante “Kapo”! Prandaj, ka nisur pengimin e drejtësisë, sepse e ka kuptuar që ka rënë në rrjetën e drejtësisë, në mos si “Palloshi i gjatë”, ka rënë si “Kapo”!

Të fundit