Flash News

Ditari i Opozitës

Ankimimi i Alibeajt, Berisha: Rama dhe diplomatë po bëjnë presion në gjykatë, kam prova nga dy burime

Ankimimi i Alibeajt, Berisha: Rama dhe diplomatë po bëjnë presion

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj shefit të qeverisë Edi Rama se bashkë me diplomatë po ndërhyjnë në gjykatë lidhur me ankimimi i Enkelejd Alibeajt për regjistrimin e “11 Dhjetorit”.  

Pas mbledhjes së grupit të PD që zgjati rreth tetë orë, Berisha tha për mediat se ka prova për këtë bazuar në dy burime, madje paralajmëroi se do t’i bëjë ato publike.

“Këto veprime janë ndërmarrë pasi është kthjelluar gjithçka në datën 6 mars dhe ka dhënë një vendim gjykata që është regjistrimi i statutit.

Vendimi është një regjistrim dhe merr formën e prerë pasi kalon afati i ankimimit të palës tonë. Ky është përcaktim në Kodin e Procedurave Civile. Nëse i referohemi Kodit në datën 12 vendimi është i formës së prerë.

Edi Rama po bën presione të jashtëzakonshme në Gjykatë. presione të gjithanshme. E kam nga dy burime. po e ndjek. Por unë po paralajmëroj se qeveritarë dhe jo vetëm kanë ndërhyrë fuqishëm në Gjykatë. E kuptoni vetë ju”, tha Berisha.

Diplomatë?

Po. po. Presion në Gjykatë dhe unë po e ndjek me shumë vëmendje. Së pari, kam siguruar dy burime dhe se kur do i bëj publike është se nuk do përtoj t’i bëjë publike”, u shpreh Berisha.  

Të fundit