Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Dosja e SPAK ndaj Berishës, Argita Malltezi: Nuk ka asnjë provë që lidh Berishën dhe Malltezin me korrupsionin
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka folur në A2 CNN për marrjen e pandehur të bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezi dhe babait të saj në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Malltezi deklaroi se në dosjen 500 faqëshe të prokurorisë nuk ka asnjë provë që lidh Sali Berishën dhe bashkëshortin e saj më akte korrupsioni.
“Janë 4 vite hetime dhe prokuroria nuk ka gjetur asnjë fakt, apo shkelje, asnjë dëshmitar që vërteton përgjegjësi penale në lidhje me Sali Berishën apo Jamarbër Malltezin. Kjo aktakuzë që u ngrit pas një viti peshon nga numri i faqeve dhe jo nga argumentet. Nuk ka asnjë provë që të tregojë se Sali Berisha ka ushtruar presion për të bërë diçka. Kjo është një dosje që ngarkon Berishën me mitmarrje, edhe Malltezin për mitmarrje.”, tha Malltezi.