Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja ‘Xibraka’/ Olsi Rama sërish padi ndaj Gazment Bardhit

Dosja ‘Xibraka’/  Olsi Rama sërish padi ndaj Gazment Bardhit

Vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ka depozituar sot një kallëzim në SPAK ndaj kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e bërë nga Bardhi për implikimin Ramës në trafikun e drogës në laboratorin e Xibrakës.

Kërkesa e tij është e dyta brenda pak kohësh, pasi struktura e Posaçme kishte vendosur fillimisht të mos e pranonte kallëzimin e tij të parë ndaj Bardhit për shkak se ky i fundit nuk kishte bërë kallëzim në SPAK, por vetëm një kërkesë për rinisje të hetimeve për Xibrakën.

Në kallëzimin e dytë të Olsi Ramës, ai i referohet një statusi të Gazment Bardhit në 8 maj, ku kreu i grupit të PD-së thotë se SPAK e ka njoftuar zyrtarisht për rinisjen e hetimeve.

Të fundit