Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja “Xibraka”/ Zhupa: Rama e mori personale, kërkon kohë për t’i përgatitur kuzhinën Endri Fugës

Dosja “Xibraka”/ Zhupa: Rama e mori personale, kërkon kohë

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në seancën e sotme parlamenatari kërkoi të futet në rend dite për diskutim çështja për të cilën grupi i PD kërkoi më parë interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Zhupa tha më tej se nëse maxhoranca kërkon kohë “për t’i përgatiur kuzhinën dhe temat Endri Fugës, duhet të mbajmë një qëndrim pasi bëhet fjalë për gjëra sensitive që lidhen me rëndësinë që ka procesi i integrimit”. 

Zhupa: Grupi i PD kërkoi interpelancë me kryeministrin që e mori si çështje personale, e mirkuptojmë, nuk pranoi interpelancën. Grupi i PD ka depozituar mocion me debat. Kam 2 sugjerime. Bëhet fjalë për çështje të interesit publik si trafikimi i narkotikëve dhe marrëdhënia e policisë me SPAK.

Bardhi: Nuk është etike t’i ndërpritet fjala kolegëve kur flasin për procedurë. Nuk ka dakordësi për mosdikutim. Ligji që citoni flet për kush prezanton raportin, ndërsa për çështjet e rendit të ditës ka diskutim. Ky Parlament nuk e ka për herë të parë këtë procedurë.

Zhupa: Propozoj që ta votojmë dhe ta fusim në rend të ditës për ta diskutuar sot. Nëse maxhoranca kërkon që kohë për t’i përgatiur kuzhinën dhe temat Endri Fugës, duhet të mbajmë një qëndrim, bëhet fjalë për gjëra sensitive, që lidhen me rëndësinë që ka procesi i integrimit. Pavarësisht nëse përmendet emri i Ramës apo jo. Çështja e dytë ka të bëjë me komisionin e dezinformimit. Ai nuk duhet të kalojë në mënyrë të njëanshme.

Të fundit