Flash News

Ditari i Opozitës

Shtetësi greke dhe dokumente të kontestuara, çfarë fshihet pas rastit të gjyqtares Irena Gjoka

Shtetësi greke dhe dokumente të kontestuara, çfarë fshihet

Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar sërish publikisht përmes një postimi në Facebook, duke denoncuar atë që ai e quan një zinxhir të qëllimshëm falsifikimesh të kryera nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Sipas Malltezit, Irena nuk ka aplikuar për një vizë turistike, siç pretendohet në mënyrë të vazhdueshme në publik, por për vizë me qëllim përgatitjen e dokumentacionit për shtetësi greke. Pikërisht për këtë arsye, ajo ka paraqitur dokumente që e identifikojnë si banore të Dervicanit, zonë e njohur si pjesë e minoritetit grek.

Si rrjedhojë, edhe procedurat ligjore janë ndjekur në përputhje me këto deklarime, pra shpallja nga gjykata është bërë në Bashkinë Dervican, jo rastësisht, por sepse vetë aplikantja është vetëdeklaruar si pjesë e minoritetit grek.

Malltezi, duke iu referuar një denoncimi, sqaron se policia e ka kaluar çështjen në “vijë të dytë” dhe e ka referuar në gjykatë jo për shkak të ndonjë persekutimi etnik, por sepse rastet me viza të këtij lloji nuk trajtohen si viza turistike, çka përbën një praktikë standarde administrative dhe ligjore.

"Te kesh parasysh qe ajo ka marre vize per te bere dokumentet e shtetesise greke dhe jovize turistike.

Si e tille ka paraqitur certifikate sikur eshte nga Dervicani (minoritet grek) prandaj gjykata e ka bere shpalljen ne bashkine dervican. 

Prandaj policia e ka kaluar ne vije te dyte dhe e ka cuar ne gjykate sepse vizat turistike nuk i procedojne,. Eshte praktike standarde", shkruan denoncuesi.  

Sakaq, vetë Malltezi në reagimin e tij, shkon edhe më tej, duke e quajtur dosjen një grumbull dokumentesh tërësisht të rreme. 

"E paparë Irena! Çdo letër fallso. Ka fut në spirale falsifikimi dhe ka kthyer në idiotë të dobishëm çdo institucion të dreqtësisë. ‘Dreqtësia që Duam!’…", shkruan ai. 



 

 

 

 

 

Të fundit