Flash News

Ditari i Opozitës

“Dosjen e mbante prej 5 muajsh”, Berisha: Gjyqtarja e liroi Tahirin 3 ditë pasi kaloi vettingun

“Dosjen e mbante prej 5 muajsh”, Berisha: Gjyqtarja e liroi Tahirin

Kryedemokrati Sali Berisha ka përcjellë mesazhin e një qytetari i cili denoncon prapaskenat e lirimit të ish-ministrit Tahiri.

Në Facebook, Berisha shkruan se dosjen e Tahirit gjyqtarja e çështjes e mbante në dorë prej 5 muajsh dhe vendimin për lirimin e tij, e dha tre ditë pasi kaloi vettingun.

Berisha shton se ky mund të quhet një “turp vetting”, ku me urdhër të Ramës gjyqtarja liron Tahirin.

Postimi i Berishës:

Veting për lirim!

Këtij i thonë turp-veting!

Me urdhër të Ramës gjykatëses që mbante prej 5 muajsh kërkesen e Tahirit për lirim, ju bë vetingu me urgjencë dhe ajo ‘të paça e të pritsha’ menjëherë mori vendimin për lirimin e Tahirit nga burgu.

Ky është turp-vetingu që nuk e ka asnjë vend në botë!!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

*****

Gjykatses ju be veting

Doktor gjyqtarja e Elbasanit e ka mbajtur 5 muaj ne dore dosjen e Tahirit dhe vendimin e ka dhene 3 dite pasi kaloi Vetting-un! Dhe KPK vendimin e ka dhene brenda dites se gjykimit nderkohe qe per te tjeret KPK vendimin e jep pas 1 muaji! Ju prsh!

Të fundit