Flash News

Ditari i Opozitës

“Dosjet”/ Nesho: Kanë qenë të hapura. Ndaj Metës është bërë sulm politik

“Dosjet”/ Nesho: Kanë qenë të hapura. Ndaj Metës

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho e ka konsideruar ligjin për hapjen e dosjeve si një politikë të momentit të përdorur nga PS për të goditur kundërshtarët e saj.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk ekziston asnjë dosje, dhe se gjithçka që ka ndodhur është vetëm një sulm politik.

Nesho: Nuk ekziston një dosje e tillë. Është një sulm politik që ka filluar vite më parë. Tani është koncentruar te opozita dhe kërkohet të ketë ndarje të opozitës. Mund të mendohet nga Rama si kurth politik.

Dosjet kanë qenë të hapura. Këta për të arritur një kompromis me një pjesë të opozitës që kërkonte fitore politike, në fakt, unë mendoj që ajo e kufizon ligjin. Nëse ligji e përcakton në mënyrë të drejtë përdrejtë, i jep kompetencë Autoritetit të Dosjeve të jetë aktivë për të përcaktuar interesat e qytetarëve. Vendos Autoritetin e Dosjeve në një rol të caktuar. Nëse ky institucion është i kapur nga shteti, ky bën një rol që e fragmentizon informacionin. Po të shohësh relacionin që prezantoi Ermonela Felaj, ajo tha se ne nuk japim dosjet.

 

Të fundit