Flash News

Ditari i Opozitës

Drafti i Ramës për Kosovë, Mediu: Mos sillemi si zyra e OKB-së, duhej diskutuar me Prishtinën

Drafti i Ramës për Kosovë, Mediu: Mos sillemi si zyra e

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu komentoi Draftin për Asosacionin e Komunave Serbe që kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar Macron-it dhe Olaf Scholz-it.

Për Panorama Tv, Mediu tha se qeveria shqiptare nuk duhet të marrë pozicione lidhur me Kosovën, sikur të jetë zyra e OKB-së. Mediu tha se nuk dihet ende se çfarë përmban drafti i Ramës.

Ai tha se në këtë situatë Shqipëria duhet të qëndrojë pranë Kosovës dhe të jetë një zë i fuqishëm pro saj.

“Shqipëria duhet t’i qëndrojë afër Kosovës, duhet të jetë një zë i fuqishëm pro Kosovës. Gabimi që mund të bëjë Shqipëria është që ta vendosë veten mbi palët. Shqipëria është përpjekur të mbajë të njëjtin pozicion si faktori ndërkombëtar. Nëse Serbia nuk e ka gabim, por për veriun e Kosovës kërkon të negociojë sepse e konsideron pjesë të saj, nuk mund të diskutojmë ne për veriun e Kosovës, sepse Kosova ka institucione të pavarura. Nuk mundet të marrim pozicione sikur të jemi sekretari i përgjithshëm i OKB.

Pak dimë se kush është propozimi i Ramës për asociacionin, nuk kemi diçka publike. E dyta, ky dokument duhet diskutuar me institucionet e Kosovës, para se të diskutohet me partnerin ndërkombëtar. Nëse ajo nuk i përshtatet Kosovës, atëherë keq del Kosova. Ndoshta ajo që nuk diskutohet publikisht, mund të diktutohet shumë mirë mes kanaleve të përbashkëta. Duke qenë shqiptar, ne nuk kemi gjë tjetër për të bërë veçse të diskutojmë me Kosovës për këtë çështje”, tha Mediu.

Të fundit