Flash News
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Çfarë fshihet poshtë urrejtjes së SPAK për trashëgiminë dhe bamirësinë?
Motori del nga rruga në Shkodër, plagoset i riu spanjoll dhe pasagjeri
Zgjidhet me short Kolegji Zgjedhor i votimeve të ardhshme
Drafti i Ramës për tensionet Kosovë-Serbi, Bardhi: Një nga shkeljet më të rënda të Shqiëprisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka cilësuar një nga shkeljet më të rënda të Shqipërisë në politikën e jashtme propozimin e kryeministrit Edi Rama për Asociacionin në komunat me shumicë serbe.
Në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, ai u shpreh se Shqipëria nuk mund të sillet sikur është mbi palët, por duhet të jetë në krah të Kosovës.
“Shqipëria mban anë në konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë. Ne nuk jemi mbi palët në këtë konflikt. Ne jemi me Kosovën.
Sot Edi Rama ka dekonspiruar veten që ai qoftë Serbinë dhe kryeministrin apo Kosovën dhe institucionet e Kosovës i trajton në të njëjtën formë dhe fakti që këta amerikano francezët ia paskan besuar Edi Ramës të bëjë postën në këtë proces do të thotë që edhe faktoi ndërkombëtar njeh afërsinë e Edi Ramës si me Kosovën si me Serbinë.
Është e paprecedentë dhe një nga shkeljet më të rënda të republikës së Shqipërisë. Institucionet tona duhet të jenë në krah të Kosovës por kryeministri i Shqipërisë nuk mund të sillet si mbi palët dhe të trajtojë në të njëjtën mënyrë Kosovën dhe Serbinë”, deklaroi Bardhi.