Flash News

Ditari i Opozitës

"Drejtësi me regji", Zhupa: Rama me akuzat ndaj SPAK-ut qetësoi deputetët e Veliajt

"Drejtësi me regji", Zhupa: Rama me akuzat ndaj SPAK-ut

Deputetja e PD, Ina Zhupa akuzon kryeministrin Edi Rama se bëri 2 ditë spektakël për deputetët që përkrahin Veliajn që të mos dilnin nga rreshti.

Në një interviste në Ora News, Zhupa tha se është e njëjta qasje nga Rama që ka këto goditje brenda mazhorancës, për të forcuar pushtetin dhe për të treguar se rinovohen dhe heqin ata që hanë dardha pas shpine.

Zhupa: Rama e bëri 2 dytë spektakël për këto deputetët e Veliajt që të mos dilnin nga rreshti. Kjo është një luftë për drejtësinë me regji. Edhe në kohën e Hoxhës kishte arrestime dhe dënime për kuadrot më të larta të partisë, por nuk kishte drejtësi të pavarur që hetonte korrupsionin. Kishte një luftë të egër për të mbajtur pushtetin nga Enver Hoxha.

Është e njëjta qasje nga Rama që ka këto goditje brenda mazhorancës, për të forcuar pushtetin dhe për të treguar se rinovohen dhe heqin ata që hanë dardha pas shpine. Apo inceneratorët që nuk kalonin dot nga bashkitë, sepse ishin me vendimet e këshillit të ministrave dhe kryeministrit, dhe ai është koka e aferave. Nga aty duhet të fillonte nëse do të kishte një drejtësi të pavarur.

Të fundit