Flash News

Ditari i Opozitës

‘Drejtësia e re është narkodrejtësi’/ Berisha: SHBA të hetojë milionat e shpenzuara nga korruptokratët amerikanë

‘Drejtësia e re është narkodrejtësi’/ Berisha:

Kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje për një hetim nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA lidhur me shpenzimet prej miliona dollarësh të korruptokratëve amerikanë, të cilët, sipas tij, ndihmuan në krijimin e këtij sistemi të drejtësisë në Shqipëri.

Nga tubimi qytetar, ai gjithashtu i bëri apel Komisionit Europian dhe Komisionit të Venecias që të hetojnë dhe të mos mbështesin një drejtësi të cilën ai e përshkroi si një “sistem monstër”, më i keq se në çdo vend tjetër.

Berisha: Por miqtë e mi, paraqita këto të dhëna sot para jush edhe për një arsye tjetër shumë madhore.
Gjithçka paraqita këtu lidhet me raportin e drejtësisë me diktatorin.
Të gjitha këto të dhëna tregojnë se drejtësia e re në Shqipëri është narkodrejtësi.
Është më keq se në Vietnam, është më keq se në Bjellorusi, është më keq se në Venezuelë, është më keq se në çdo diktaturë.
Atëherë, unë u bëj thirrje, i bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë të SHBA të nisë hetim për dhjetëra milionë dollarë të shpenzuara nga korruptokratët amerikanë.
Për të krijuar në Shqipëri sistemin monstër të drejtësisë.
I bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë, të mos mbështesë një organizatë kriminale që quhet Skapi i partisë.
I bëj thirrje Komisionit Europian të kërkojë me urgjencë Komisionin e Venecias, të mos mbështesë një instrument të diktaturës. Të diktaturës së bandave.
Të mos mbështesë një sistem drejtësie që nuk ekziston kund në botë, më i keq se në Vietnam, më i keq se në Bjellorusi, më i keq së në çdo vend.
I bëj thirrje, mos dëgjoni korruptokratët europianë, por dëgjoni specialistë, dëgjoni Komisionin e Venecias, dërgoni komisione dhe jo ata që mbi baza korruptive shkatërruan në Shqipëri sistemin e drejtësisë dhe vendosën një drejtësi kryekëput degë të PS.
Vendosën institucione, fytyra e vërtetë e të cilave është Irena Gjoka, është Altin Dumani, Arben Kraja, Millonai.
Janë një bandë kriminelësh, një organizatë kriminale që tregtojnë ligje me vrasës, me trafikantë.

Të fundit