Flash News

Ditari i Opozitës

Drejtimi i PD nga Berisha ‘non grata’, Harxhi: Më shumë propagandë, sesa impakt

Drejtimi i PD nga Berisha ‘non grata’, Harxhi: Më shumë

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Edith Harxhi thotë se shpallja e Sali Berishës ‘non ngrata’ nga SHBA nuk ka impact në drejtimin e tij të PD.

Në një intervistë në A2 CNN, Harxhi tha se kjo është çështje personale e Berishës dhe PD është më e madhe se lideri.

“Non grata si një person që nuk hyn në atë territor, nuk ka më tepër se kaq nuk është i sanksionuar. Kjo është çështje personale e Berishës. Është bërë shumë propagandë se kjo ka impakt sesa kjo është e vërtetë që ka impakt, po të shihni si kanë votuar anëtarët e PD e kuptoni që mbështetet Berishën si kryetar partie.

Mbështetja ndërkombëtare është propaganduar më shumë seç duhet. Partia është me madhe se lideri dhe këtë kemi treguar me statut dhe këtë ua shpjegojmë kancelarive të huaja dhe ndërkombëtare”, thotë Harxhi.

Sa i takon vizitës së Krishbaum nga CDU gjermane në Tiranë, i cili më herët kishte deklaruar se PD nuk mund të drejtohej nga një person i shpallur non grata, Harxhi u shpreh se Tabaku dhe deputetët e të tjerë janë munduar të influencojnë për qëllimet e tyre në kundërshtim me votën e anëtarësisë së PD.

Nuk ka nevojë për ndërmjetësim për çështje që i përket PD nuk mund të ndërmjetësojë Krishbaun Tabakun me Oerdin, nuk ka arsye pse të ndodhë që të pranojnë një palë të tretë për t’u bashkuar dhe për të folur në parti.

Situata e fundit që ka qenë sot dhe takimin me Bylykbashin vjen pas një takimi që kanë bërë në Austri. Marrëdhëniet ndërkombëtare në kohërat moderne janë të lidhura me lobingje me karakter financiar dhe interesa politike.

Kush qëndron më gjatë në politikë krijon lidhje që do t’i përdorë më tej. Në rastin e CDU-së, tabaku apo dhe të tjerë janë munduar të influencojnë miqtë tanë që janë miq të përbashkët për të influencuar për qëllimet e tyre dhe kjo nuk më duket fort e ndershme. Ka dhe deputetë të tjerë që kanë bërë lobingje në kundërshtim me votën e anëtarësisë së PD. CDU i merr vendimet në kolegjialitet dhe kreun e ri e shoh në linjën e duhur edhe në këtë rast të PD”, tha ajo.

 

Të fundit