Flash News

Ditari i Opozitës

"Drejtohet nga një gjyqtare e korruptuar", Gjokutaj: GJL u rreshtua si pjesë e grupit të strukturar kriminal

"Drejtohet nga një gjyqtare e korruptuar", Gjokutaj: GJL u

Në fjalën e tij në protestën maratonë poshtë banesës së kreut te opozitës Sali Berisha, avokati Genc Gjokutaj, ka akuzuar Gjykatën e Lartë se është rreshtuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal me vendimet e saj të fundit duke rrëzuar rekurset e Berishës.

Gjokutaj: Zullumi i rilindësve po trashet. Së fundmi edhe Gjykata e Lartë u rreshtua pjesë e grupit të strukturuar kriminal, duke ligjëruar edhe shkeljen e Kushtetutës. Goditja ndaj tribunit të lirisë zotit Berisha filloi me kallëzim penal, është i vetmi krim i llojit sui generis që bën kallëzim ndaj liderit të lirisë që e gëzuan të gjithë shqiptarët jo vetëm demokratët.

Ai kallëzim është një kallëzim i rrem, është një falsifikim, është një krim dhe personat që e kanë ideuar, e kanë realizuar dhe e kanë dorëzuar te SPAK-u ata do të përgjigjen një ditë.

Shikoni çfarë ka ndodhur. Pallati i drejtësisë po lëkundet sepse nuk pranojnë që janë arrestuar, dëbuar, nuk e pranojnë këtë ashtu siç nuk pranuan edhe rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, ashtu si nuk pranuan edhe shkarkimin e gjyqtares me 3 mbiemra nga zoti Berisha, dhe thoshin nuk është e vërtetë, u mor vesh që është e vërtetë, kaq e vërtetë është edhe kësaj rradhe. Ju siguroj rasti është i vërtetë.

Gjykata Antikorrupsion në Shqipëri drejtohet nga një e korruptuar moralisht dhe politikisht. 

 

Të fundit