Flash News

Ditari i Opozitës

Drejtoresha e SHISH nuk paraqitet në komision, Salianji: Do të lajmërojmë policinë

Drejtoresha e SHISH nuk paraqitet në komision, Salianji: Do të

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, nuk është paraqitur në mbledhjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS.

Kryetari i komisionit Ervin Salianji nuk i kurseu ironitë ndaj maxhorancës dhe faktit që Hyseni nuk ishte e pranishme.

“Në 11:00 ishte lajmëruar për të dhënë dëshminë drejtori i SHISH, na ka sjellë një shkresë ku thuhet se drejtori do të jetë në një aktivitet. Ca e tund kokën kot, se nuk është dasëm këtu.

Ta shoqërojmë me polici, Do të lajmërojmë policinë, do e vëmë në dijeni dhe drejtoresha, që ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh në Beograd. Të vijë të japë dëshmi, siç e përcakton ligji”, deklaroi Salianji.

Të fundit