Flash News

Ditari i Opozitës

Drejtori i ri i Drejtorisë Juridike në Durrës, PD: Nga burgu shkoi në Bashki

Drejtori i ri i Drejtorisë Juridike në Durrës, PD: Nga burgu

Kryetari i Partisë Demokratike për degën e Durrësit, Ferdinand Xhaferraj  ka denoncuar këtë të mërkurë emërimin e drejtorit të hipotekës në Durrës, Arben Isaku.

Në një deklaratë për mediat,  Xhaferraj u shpreh se Rama në 2019 shkarkoi drejtorin e hipotekës duke e cilësuar si halabak por në të vërtet në vend të tij ka emëruar halabakun si drejtor të shërbimeve në Bashki.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se ish-drejtori i aluizmit, Arben Isaku, pasi qëndroi katër muaj në qeli po shkon tek Bashkia dhe tashmë ai po emërohet Drejtor i Drejtorisë Juridike në Bashki.

"Në Dhjetorin e kaluar, për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, do të ndalohej ish drejtori i aluizmit Arben Isaku. Por, mbasi qëndroi katër muaj në qeli Isaku po shkon nga qelia tek Bashkia. Ai po emërohet Drejtor i Drejtorisë Juridike në Bashki. Për më keq dhe për më turp, në konkurimin fiktiv e qesharak është me kunatin e tij", tha Xhaferraj.

Deklarata e plotë:

Në vitin 2019, kryeministri Rama do të shkarkonte live drejtorin e hipotekës së Durrësit duke e etiketuar si halabak. Por, në Gusht të këtij viti Rama e emëroi halabakun si drejtor të shërbimeve në Bashkinë e Durrësit.

Në Dhjetorin e kaluar, për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, do të ndalohej ish drejtori i aluizmit Arben Isaku. Por, mbasi qëndroi katër muaj në qeli Isaku po shkon nga qelia tek Bashkia. Ai po emërohet Drejtor i Drejtorisë Juridike në Bashki. Për më keq dhe për më turp, në konkurimin fiktiv e qesharak është me kunatin e tij.

Isaku u lirua dhe po shpërblehet sepse zbatoi kodin e heshtjes së mafjes Rama. Askush nuk është dënuar për dramën që shkaktoi tërmeti. Sikurse e kemi theksuar disa herë, shqetësimi i Ramës nuk ka qenë të zgjidhë hallet e qytetarëve, por të shpëtojë Dakon nga hallet e tij.

Kjo është Bashkia e halabakëve dhe e të dënuarve, qytetarët e ndjejnë përditë dhe kjo u pa edhe dy ditë më parë ku qytetarët nëpërkëmbeshin dhe zvarriteshin në sheshin para Bashkisë.

Kjo është qeverisja në ikje e të denuarve dhe halabakëve.

Të fundit