Ditari i Opozitës

Drejtori i ‘Rrugores’ godet me shpullë qytetarin, Berisha: Dënoj aktin banditesk të narko-komisar Qato

Drejtori i ‘Rrugores’ godet me shpullë qytetarin, Berisha:

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar pas videos që qarkullon në rrjet ku drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, godet me shpullë një qytetar që iu bashkua protestës në aksin Thumanë-Kashar.

Nga tubimi te “Rrugica e Shpresës”, Berisha dënoi aktin e rëndë të Qatos teksa tha se narko-komisari mban fytyrën e kreut të qeverisë, Edi Rama.

“Të dashur miq, çdo e drejtë ka një çmim, çdo e drejtë kërkon një sakrificë. Fermerët e Maliqit po e bëjnë atë, qytetarët e Thumanës po e bëjnë atë. Ndaj dhe do kenë mbështetjen e plotë të PD.

Dënoj sot me forcën më të madhe aktin banditesk të narko-komisar Qatos, i cili si një bandit i vërtetë goditi qytetarin që protestonte, që solidarizohej me protestën me të drejtë.

Me këtë rast, i them Edvin Gjipesë, se narko-komisari Qato ka fytyrën tënde, karakterin dhe moralin tënd. Jeni turpi i dheut që të dy. Garantoj narko-komisarin se për atë akt kriminal do marrë ndëshkimin që meriton. Dhe se drejtësia vonon, por nuk harron”, deklaroi Berisha.

Të fundit