Flash News

Ditari i Opozitës

Drejtues qarku në Lezhë, Mark Marku tregon pse u përfshi sërish në politikë: Si e vendosa 2-3 javët e fundit

Drejtues qarku në Lezhë, Mark Marku tregon pse u përfshi

Mark Marku u caktua nga PD drejtues qarku në Lezhë.

Pedagogu i gazetarisë ka rrëfyer në emisionin ‘’Real Story’’ se pse pranoi këtë post, ndonëse ka patur bindjen që mos t’i rikthehet më politikës .

Nuk e shpjegoj se do ishte pak delir çfarë mendojnë të tjerët. Njëra ka të bëjë me sjelljen time. Është krijuar përshtypja që edhe unë e kam pas, nuk do merrem më me politikë, dhe do i përkushtohem karrierës profesionale, jetës publike.

Për shkak të natyrës dhe karakterit. Mund të jetë mirë a keq, s’pajtohem me gjëra, hesht, nuk e kam natyrën time.

Për shkak të kësaj është bërë surprizë. Me thënë të drejtën, e kam deklaruar, e vërtetë është që s’kam ndonjë interes politik në kuptimin e karrierës politike, por mbaj qëndrime.

Nuk është shqetësim pse unë jam në politikë, por kriminelë e banditë që s’e kanë statusin tim. Nuk paragjykoj askënd. Isha i vendosur të mos përfshihem. Por vendosa në momentet e fundit, 2-3 javët e fundit, pavarësisht se kam pasur oferta prej vitesh. Në momentet e fundit ishte një ide e domosdoshme, kemi nevojë”, tha Marku.

Të fundit