Flash News

Ditari i Opozitës

Dreka e demokratëve, Shehu jep detaje: U diskutua për bashkimin e PD

Dreka e demokratëve, Shehu jep detaje: U diskutua për bashkimin e PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka treguar se në drekën e demokratëve u diskutua për bashkimin e plotë të PD-së.

Ai tha se diskutimet nuk ishin formale, por dashamirëse mes kolegëve. Shehu u shpreh për “News24” se drekë ishte miqësore.

“Të jesh në një drekë së bashku me kolegë është krejt normale dhe e konsideroj diçka të dobishme, aq më pak në një drekë punë ku feston dhe diskuton.

Pati diskutime për bashkimin e Partisë Demokratike, jo në prizmin e diskutimeve formale, por në prizmin e diskutimeve dashamirëse mes kolegëve.

Kur mblidhesh në atë mënyrë nuk mund të mungojnë diskutime të tilla. Personalisht në filozofinë time e shoh si diçka krejt normale, ishte një mbledhje miqësore. Pra unë e konsideroj si diçka pozitive”, tha ai.

Kujtojmë se dreka mes demokratëve u organizua nga deputeti Xhelal Mziu.

Të fundit