Flash News

Ditari i Opozitës

“Drodhi themelet”, Berisha: Protesta firmosi aktin e kthesës së madhe të popullit opozitar

“Drodhi themelet”, Berisha: Protesta firmosi aktin e kthesës

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë daljen e parë për mediat pas protestës së të shtunës që mblodhi në shesh mijëra qytetarë kundër qeverisë. Sipas Berishës, protesta e 12 nëntorit firmosi aktin e kthesës së madhe të popullit opozitar.

Më tej u ndal te vendosmëria e opozitës për të rrëzuar socialistët nga pushteti. Gjithashtu shtoi se protestuesit i dërguan mesazh ndërkombëtarëve të mos mbështetin që një qeveri që ka marrë pushtetin përmes vjedhjes së votave.

“Jam para jush për të shprehur falënderimet më të përzemërta, mirënjohjen për ata qindra mijëra burra dhe gra, djem dhe vajza nga Tirana dhe katër anët e Shqipërisë, nga emigracioni dhe diaspora që me praninë e tyre në protestën më madhështore më të fuqishme që Tirana ka njohur në historinë e saj firmosën aktin e kthesës së madhe të popullit opozitar.

Inauguruan fillimin e një beteje e cila nuk ndalet më gjer në përmbysjen e sistemit monist, derisa shqiptarët të votojnë të lirë si qytetarët europianë. Protesta e 12 nëntorit drodhi themelet e një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës, vjedhjen e fondeve publike, pasurive publike nga Edi Rama, bazohet në frikën, shantazhin, drogën dhe krimin.

Ai ishte mesazhi më i shkëlqyer që qytetarët fisnikë të Tiranës e mbarë Shqipërisë u dërguan shqiptarëve kudo që janë. Ata u dërguan mesazhin e shpresës, besimit, fitores.

Por njëkohësisht protestuesit u dërguan kancelarive të Europës dhe botës që krahas një narko shteti të instaluar në Shqipëri, krahas një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës përmes krimit, drogës e mashtrimit, ekziston dhe një popull i tërë i ngritur në këmbë për ta hedhur në Lanë për të përmbysur këtë regjim”, tha Berisha.

 

 

Të fundit