Flash News

Ditari i Opozitës

Droga në Sinaloas/ Berisha: Rama me firmën e Agaçit të tij ka paguar gjeneralin e shërbimeve sekrete rumune

Droga në Sinaloas/ Berisha: Rama me firmën e Agaçit të tij

Kryedemokrati Sali Berisha, nga fjalimi i tij poshtë ballkonit ka ndalur dhe te droga , nga Sinaloa në Meksikë.

Berisha është shprehur se Edi Rama përveç Duçkës së McGonigalit, me firmën e Agaçit të tij, kishte paguar këshilltar të jashtëm gjeneralin e shërbimeve sekrete rumune, shefin e tyre, Coldea.

Zhvillime dramatike dy ditët e fundit.

Sot publikova dokumentin me të cilin Edi Rama përveç Duçkës së McGonigalit, me firmën e Agaçit të tij, kishte paguar këshilltar të jashtëm gjeneralin e shërbimeve sekrete rumune, shefin e tyre, Coldea.

Dhe se një rrjet kokaine nga më të fuqishmit në botë, nga Sinaloa në Meksikë, sillte drogën në Tiranë dhe që këtu përcillej në Bukuresht dhe vende të tjera.

Edi Rama ka përdorur paratë e taksapaguesve tanë për të paguar McGonigalër, për të rekrutuar gjeneralë e agjentë të mafies botërore, për t’i përdorur ata kundër demokracisë shqiptare, kundër opozitës shqiptare".

Të fundit