Flash News

Ditari i Opozitës

"Dru, analfabet, budalla", Beleri i përgjigjet Ramës: Si kryeministër duhet të respektojë vendimet e Drejtësisë së Re

"Dru, analfabet, budalla", Beleri i përgjigjet Ramës: Si

“Dru, analfabet, budalla, injorant dhe gdhe”, janë disa epitete që kryeministrit i vendit, Edi Rama i ka përdorur gjatë kësaj fushate zgjedhje.

Po me këtë gjuhë, Rama i është drejtuar dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”në Himarë, Fredi Beleri.

Beleri ka reaguar këtë të mërkurë pas akuzave dhe fyerjeve që Rama veçanërisht i bëri gjatë një interviste mbrëmjen e djeshme në Top Channel.

Rama hodhi dyshime për pastërtinë e figurës së Belerit, duke deklaruar se “Beleri është dyshuar si vrasës i ushtarëve të Peshkopi”.

Me anë të një deklarate për mediat, Beleri ka sqaruar se asnjë akuzë e Ramës nuk është e vërtetë pasi ai me vendim gjykate është krejtësisht i pafajshëm.

“Edi Rama vazhdon te bej kryetarin e partise duke haruar qe eshte Kryeminister i Shqiperise, dje ne nje interviste te tij me ka sulmuar duke shpifur, share e genjyre sic ai di te bej. Gjithashtu ai ne cilesine e Kryeministrit duhet te respektoje vendimet e Drejtesise se Re, prej te cilave une jam krejtesisht i pafajshem me vendim gjykate. Me duhet ti siguroj qe Himariotet brenda dhe jashte vendit dhe jo vetem ata , e kuptojne qellimin e mbrapsht te ketij sulmi krejt te paprincipte kundrejte personit tim”, tha fillimisht Beleri.

Beleri ka përgënjeshtruar deklaratat dashakeqëse të Edi Ramës për të cilin tha se shpif për të justifikuar humbjen që e pret në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Beleri sqaroi edhe deklaratën e bujshme për “helenizimin e Himarës”, e cila sipas tij, është transformuar në mënyrë dashakeqëse nga Edi Rama.

 “Sa genjeshtra do thone akoma ne lidhje me intervisten time ne gazeten me prestigjoze ne Greqi, duke vene fjale ne gojen time qe si kame thene kurre“, tha Beleri i cili vendosi në paralele duke krahasuar deklaratën e tij reale dhe atë që është transformuar.

Perkthimi i gënjeshtërt: “Është jetike për helenizmin e Himarës që t’i tejkalojë pengesat që e ndalojnë të ketë mundësi, punë të mira, të gëzojë pasurinë që na është mohuar prej 60 vitesh, për të pasur arsimim në gjuhën e nënës për të gjithë dhe për të shkëlqyer, sepse e meriton, në përparimin e procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Prandaj dhe zgjedhja ime do të lehtësojë rrugën e helenizimit me mbështetjen e të gjitha forcave politike të Greqisë, të cilat i falënderoj me gjithë zemër, do të ndihmojë në bashkëpunimin mes dy vendeve, një kusht i nevojshëm për përparimin tone”, eshte krejtesisht pa lidhje!

Perkthimi i vertete eshte :«Sa e rëndësishme do të jetë zgjedhja juaj për komunitetin grek të Himarës?

“Ne kemi jetuar këtu si grekë për mijëra vjetë dhe kjo nuk ndryshon. Por është jetike për komunitetin grek të Himarës të kapërcejë të gjitha pengesat që e pengojnë të ketë mundësi, të ketë punë të mira, të gëzojë pasurinë e tij, e cila na është mohuar prej 60 vitesh, për t’iu ofruar arsim në gjuhën amtare në të gjitha shkallët, si dhe të ketë rol protagonist, sepse mundet dhe e meriton, në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe në përparimin e saj.

Rrjedhimisht, zgjedhja ime do të lehtësojë kursin e këtij komuniteti dhe sigurisht me mbështetjen e të gjitha forcave politike të Greqisë, të cilat i falënderoj me gjithë zemër, do të ndihmojë bashkëpunimin dhe miqësinë e mirë të dy vendeve, kusht i domosdoshëm për progresin tonë”.

 

Të fundit